www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjykatësja Dimovska kërkon të përjashtohet nga Trupi gjykues për rastin “Titanik”

Posted on January 29, 2024January 29, 2024 by User User1

Gjyqtarja Daniella Dimovska për shkaqe private sot kërkoi që të përjashtohet nga trupi gjykues në lëndën “Titanik”. Më herët ajo ka kërkuar përjashtim edhe nga rasti “Talir”.

Bëhet fjalë për dy lëndët që i janë ndarë asaj, të cilët i ka udhëhequr gjyqtari Osman Shabani i cili së fundmi është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Para seancës së sotme e cila ishte shtyrë për më 1 mars, gjykatësja theksoi se me njërin nga të akuzuarit ka qenë kolege derisa ka punuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa me tjetrin siç tha janë njohur nëpër festa.

Rasti “Talir” i referohet financimit të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së dhe është hapur në vitin 2019 dhe ka qenë në procedurë provash, si dhe procedura e përsëritur për rastin “Titanik” e cila ka filluar në vitin 2018.

Për shkak ndryshimit të trupit gjykues dy lëndët tani duhet të nisin nga fillimi.

Lajmet e fundit…

  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara