www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rëndësia e Vitaminës B12, mungesa e saj dhe me çka ta zëvendësoni?

Posted on January 29, 2024January 29, 2024 by User User1

Vitamina B12 është lëndë ushqyese e nevojshme për proceset që ndodhin në sistemin nervor qendror, për ADN-në dhe qelizat e kuqe të gjakut. Për shkak se trupi juaj nuk mund ta prodhojë vetë atë, ju duhet ta merrni nëpërmjet ushqimeve ose suplementeve në rast mungese.

Shkalla e mungesës së kësaj vitamine është shumë më e lartë në disa popullata specifike dhe mungesa mund të ketë një ndikim të madh në trup. Megjithatë, kjo mund të trajtohet ose të parandalohet plotësisht.

Çfarë e shkakton mungesën e vitaminës B12?

Tre shkaqet kryesore të mungesës së saj janë sëmundjet autoimmune, mos aftësia e trupit për t’a thithur në mënyrë efektive, për shkak të dëmtimit të zorrëve ose operacioneve, dhe marrja e pamjaftueshme e sasive ditore nga ushqimet.

Mungesa e saj mund të jetë më e zakonshme tek veganët dhe vegjetarianët. Gjithashtu, edhe përdorimi afatgjatë i disa medikamenteve është një faktor që mund të ndikojë.

Faktorët të tjerë rreziku mund të jenë:

Mosha – Rreziku i mungesës së B12 rritet me moshën, ndaj më të rrezikuarit janë personat mbi 60 vjeç.

Shtatëzania – Nevojat për B12 rriten gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

Abuzimi me alkoolin ose substancat e ndaluara – Këta persona shpesh nuk ushqehen shëndetshëm dhe trupi nuk i përthith me efikasitet vlerat ushqyese.

Simptomat e mungesës së B12

Disa nga simptomat më të zakonshme janë të paqarta, kështu që mungesa mund të mbetet e pazbuluar në shumë njerëz. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bëni analiza gjaku në mënyrë të rregullt, e sidomos nëse mendoni se mund të keni mungesa.

Simptomat më të zakonshme të mungesës së B12 janë:

Lodhja

Lëkura e zbehtë

Mungesa e frymëmarrjes kur angazhoheni në aktivitet fizik

Buzët e thata

Mungesa e B12 mund të shkaktojë gjithashtu simptoma më të rënda si:

Marramendje

Dëmtimi i kujtesës

Dhimbje koke

Vështirësi në ecje

Mungesa e B12 ndan simptomat me gjendje dhe sëmundje të tjera serioze, kështu që është e rëndësishme që të mos bëni vetë-diagnostikim dhe gjithmonë të drejtoheni tek një mjek për t’iu nënshtruar testimit të duhur.

Parandalimi

Edhe pse disa shkaqe mund të mos i parandaloni dot, shumica e njerëzve mund të ruajnë nivelet optimale duke ngrënë ushqime që përmbajnë vitaminë B12 ose duke marrë suplemente. Shumica e suplementeve vetëm me B12 përmbajnë 500-1000 mikrogramë për dozë. Ato përgjithësisht konsiderohen të sigurta, edhe në doza shumë të larta. Kjo për shkak se trupi nuk e ruan në sasi të tepërt dhe e nxjerr me urinën.

Burimet ushqimore të vitaminës B12

Nëse jeni të shqetësuar se nuk po merrni mjaftueshëm B12, provoni të rrisni konsumin e ushqimeve të mëposhtme:

Mëlçi viçi të ziera

Peshk si salmoni apo ai ton

Produktet e qumështit si kosi dhe djathi

Vezët

Konsumoni mishin e shpendëve si ai gjelit të detit

B12 është kryesisht i përqendruar në ushqimet shtazore, por mund të gjendet në disa ushqime me bazë bimore. /AgroWeb.org

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara