www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pesë këshilla si të nisni ditën plot energji dhe pa përtesë

Posted on January 29, 2024 by User User1

E ke shumë të vështirë të zgjohesh herët në mëngjes dhe pavarësisht se ti lë alarmin të bjerë pa pushim, sërish je me vonesë ne punë apo në shkollë?

Në këtë artikull po sjellim disa këshilla praktike se si mëngjesi të duket më i bukur për ty dhe se si mund ta fillosh ditën me më shumë energji.

Mos dil nga shtëpia pa ngrënë mëngjes
Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm pasi furnizon organizmin me vlerat e nevojshme ushqimore dhe jep energji për të përballuar lodhjen dhe stresin e fillimit të ditës.

Mos harro kafen
Kafeja është për shumë njerëz tejet e dosmosdoshme në mëngjes pasi të jep shumë energji për të filluar ditën. Mundohu ta konsumosh kafen vetëm pasi të kesh ngrënë mëngjesin dhe mos e tepro me dozat e kafeinës gjatë ditës.

Kujdesu për lëkurën që në darkë
Çdo darkë para se të flesh kujdesu për një hidratim sa më të mirë të lëkurës në mënyrë që në mëngjes lëkura të jetë e lëmuar dhe e gatshme për të aplikuar mbi të makiazhin.

Kujdesu për rrathët rreth syve
Vendos gjithmonë kremin e syve dhe apliko herë pas here maska kundra fryrjes dhe rrathëve të zinj poshtë syve, në mënyrë që në mëngjes të kesh një pamje sa më të freskët.

Apliko aroma terapinë
Në dhomën tënde të gjumit përdor aroma esenciale të cilat largojnë stresin dhe të ndihmojnë për një gjumë sa më të mirë. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara