www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Veç Londrës dhe Munihut, Talat Xhaferi në plan të vizitojë Tiranën dhe Prishtinën

Posted on January 29, 2024January 29, 2024 by User User1

 

Periudha gjatë të cilës Talat Xhaferi do ta drejtojë Qeverinë e Maqedonisë përkon edhe me mbajtjen e dy eventeve të rëndësishme ndërkombëtare si Konferenca e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë dhe Takimi i kryeministrave në Bankën Botërore në Londër. Për këtë arsye edhe nuk mund të thuhet me siguri se a do të realizohet ndonjë takim mes kryeministrit Xhaferi në Tiranë apo Prishtinë, njofton Zhurnal.

Megjithatë, sipas Xhaferit, mund të realizohen takime me krerë shtetërorë të Shqipërisë dhe Kosovës edhe gjatë këtyre eventeve të rëndësishme ndërkombëtare.

“Si kryetar parlamenti kam qenë gjithkund në rajon, kështu që raporti, relacioni, botëkuptimi është çështje parimore… është çështje mbi të gjitha që ne gjithë duhet të çojmë porosi për përcaktimin euro-atlantik tonin dhe komunikimi duhet të jetë me instancat në Bruksel e Uashington, që mbetemi koshientë të përcaktimeve strategjike shtetërore, kombëtare, ndërkombëtare, të jemi pjesë e atyre vlerave për të cilat punojmë me dekada me përkushtim të gjithë ne”, tha mes tjerash Talat Xhaferi.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara