www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Katër persona gjenden të vrarë brenda një banesë ne Los Angeles, ja çfarë dyshon policia

Posted on January 28, 2024January 28, 2024 by User User1

Katër persona janë gjetur të vrarë me armë zjarri brenda një banese në Los Anxhelos.

Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 të shtunën në Avenue Lerdo në Granada Hills.

Sipas policisë, gjithsej katër persona u gjetën të vdekur.

Oficerët besojnë se ishte një incident vrasje/vetëvrasje. Raportohet se policia ka shkuar në banesë, ka trokitur, por askush nuk është përgjigjur.

Në këto kushte, ata kanë hyrë më forcë dhe brenda në shtëpi kanë gjetur trupat e pajetë.

Një grua që besohet se ishte rreth 80 vjeç dhe një burrë e një grua në fund të të 40-tave u gjetën të qëlluar për vdekje dhe një burrë rreth të 80-tave, që besohet të jetë ai që ka qëlluar, u gjet i vdekur në një zonë të ndryshme të shtëpisë nga një plagë me armë zjarri.

Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara