www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pavarësisht akuzave kriminale për Trump rritet mbështetja

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

Problemet e shumta ligjore të Donald Trump nuk e kanë cënuar statusin e tij si kandidati favorit republikan në zgjedhjet presidenciale të 2024-s. Madje akuzat kriminale e kanë forcuar edhe më shumë pozicionin e 77-vjeçarit.

Një sondazh i zhvilluar më 31 korrik, sugjeron se manjati i pasurive të patundshme kryeson me 37%  kundër rivalit të tij, guvernatorit të Floridas, Rond de Santis.

Në mesin e muajit shkurt, Trump printe me vetëm 2% ndaj De Santis, e ndërsa ylli i këtij të fundit po zbehet, mbështetja për Trump mbetet solide.

Trump është vënë 2 herë nën akuzë gjatë 4 muajve të fundit; për krime të pretenduara financiare dhe për përvetësim të dokumenteve të klasifikuara dhe pengim të hetimeve.

77-vjeçari mund të jetë gjithashtu në prag të një akuze të tretë, për përpjekjen për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe një të 4 për trysninë e ushtruar ndaj autoriteteve në Georgia për të përmbysur disfatën atje.

Por shumica e Republikanëve i shohin akuzat si një përpjekje e demokratëve për të penguar kandidaturën e tij. Një sondazh i zhvilluar në qershor nga CBS tregoi se 76 për qind e votuesve republikanë thonë se çështja e dokumenteve të klasifkuara është motivuar politikisht.

Sakaq, 61% e të anketuarve thanë se akuzat nuk e ndryshojnë opinionin e tyre për ish-presidentin.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara