www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Një sulmues në Iran vret 9 persona afër kufirit me Pakistanin!

Posted on January 27, 2024January 27, 2024 by User User1

Një sulmues ende i panjohur ka vrarë nëntë persona në juglindje të Iranit, në një zonë që gjendet në kufi me Pakistanin, raportuan mediat.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve, Mehr, të shtënat ndodhën në një shtëpi afër qytetit Saravan, në provincën iraniane Sisitan dhe Baluçistan. Kjo agjenci tha se viktimat nuk ishin iranianë.

Asnjë media zyrtare nuk ka raportuar për të shtënat dhe deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

HalVash, një grup avokues për popullsinë baluçe, shpërndau online pamje që shfaqnin trupat e viktimave dhe tha se edhe më shumë persona janë plagosur. Ky grup tha se viktimat ishin shtetas pakistanez, duke identifikuar katër prej tyre. Sipas HalVash, të gjithë viktimat ishin punëtorë në një dyqan për rregullimin e makinave.

Javën e kaluar, Pakistani kreu sulme hakmarrëse ajrore në të njëjtën zonë, duke pretenduar se ka shënjestruar caqe të militantëve. Gjatë këtyre sulmeve u vranë të paktën nëntë persona. Sulmet pakistaneze pasuan ato të kryera nga Irani në Pakistan, kur u vranë dy fëmijë në provincn jugperëndimore të Baluçistanit.

Sulmet e të dyja palëve duket se kanë shënjestruar dy grupe militante baluçe, që kanë qëllime të ngjashme separatiste në dy anët e kufirit Iran-Pakistan. Të dyja shtetet kanë akuzuar njëra-tjetrën se strehojnë grupet në territoret e tyre respektive.

Të premten, mediat raportuan se ambasadorët e të dyja shteteve rinisën aktivitetet e kryeqyteteve të këtyre dy shteteve, pasi që të dy ambasadorët ishin tërhequr pas sulmeve.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara