www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Irani i mbyll zyrat e Qeverisë, bankat dhe shkollat, për shkak të të nxehtit përvëlues

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

Irani ka deklaruar pushim gjithëkombëtar dyditor, për shkak të temperaturave tejet të larta, njoftuan të martën mediat shtetërore, shkruan REL.

Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit, Ali Bahadori Jahromi, tha se vendimi për t’i mbyllur zyrat qeveritare, bankat dhe shkollat të enjten dhe të mërkurën, erdhi pasi Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi për një rritje të mundshme të rasteve të lodhjes nga nxehtësia, për shkak të temperaturave të larta që e kanë kapluar vendin, raportoi agjencia e lajmeve IRNA.

Në ditët e fundit, qytetet dhe qytezat e Iranit përjetuan temperatura rreth 40 gradë Celsius.

Në kryeqytet Teheran, temperaturat arritën 38 gradë Celsius të martën.

Zyra Meteorologjike ka parashikuar se temperaturat në Teheran në tri ditët e ardhshme do të jenë 39 gradë Celsius.

Ahvaz, kryeqyteti i provincës së pasur me naftë në jugperëndim të vendit, përjetoi temperaturat më të larta të martën, 50 gradë Celsius.

Në vitin 2022, Irani e regjistroi temperaturën më të lartë në Ahvaz, 53 gradë Celsius.

Më gjasë, dita më e nxehtë në historinë moderne në tokë ishte më 4 korrik, kur temperatura mesatare globale arriti 17.18 gradë Celsius. Faji për këtë iu hodh kryesisht ndryshimit klimatik dhe El Ninjos.

Temperatura më e lartë e ajrit në tokë ishte 56.7 gradë Celsius, e regjistruar më 10 korrik 1913, në Luginën e Vdekjes në Shtetet e Bashkuara.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara