www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM: Miratohet ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase

Posted on January 27, 2024January 27, 2024 by User User1

Në Kuvendin e Maqedonisë deputetët miratuan Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase.

Nga LSDM thonë se po zgjerohen fushat në të cilat gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj çirilik përdoret detyrimisht.

“Ligji parasheh korrektimin e detyrueshëm të të gjitha materialeve, por edhe obligimin për punësimin e lektorëve të gjuhës maqedonase në të gjitha institucionet publike dhe organet qeveritare.

Ne e forcojmë mbikëqyrjen inspektuese, po themelohet Inspektorat për aplikimin e gjuhës standarde maqedonase.

Po marrim edhe masa konkrete për të rritur interesimin e të rinjve për mësimin e gjuhës maqedonase. Ne krijojmë mundësi për ndarjen e bursave për studentët që studiojnë në Departamentin e Gjuhës Maqedonase”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sot gjuha maqedonase, theksojnë nga atje, njihet në Kombet e Bashkuara dhe me nënshkrimin e Marrëveshjes me Frontex-in, ajo u bë pjesë e gjuhëve që zyrtarisht përdoren në Bashkimin Evropian.

“Pas 24 vitesh kemi ofruar mundësi për 16 vende pune, prej të cilave 13 janë shkencëtarë, magjistarë dhe doktorë të shkencave në Institutin për gjuhën maqedonase.

Me mjete buxhetore kemi përkrahur digjitalizimin e të gjitha dosjeve të kartelave në Institutin për Gjuhën Maqedonase, për mbrojtjen e përhershme të rreth 5 milionë shënimeve me vlerë të teksteve maqedonase”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara