www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Lidl” hap themelet në Maqedoninë e Veriut, ja ku do të jetë lokacioni qendror?

Posted on January 26, 2024January 26, 2024 by User User1

Në zonën industriale “Reçicë” afër Kumanovës sot do të prezantohet investimi më i madh i zinxhirit ndërkombëtar të shitjes me pakicë “Lidl” në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për aktivitete përgatitore për ndërtimin e qendrës logjistike dhe shpërndarëse të “Lidl”, përcjell INA.

Sipas njoftimeve të kompanisë, qendra e logjistikës dhe distribucionit do të shtrihet në rreth 200 mijë metra katrorë, investimi kap vlerën e rreth 80 milionë eurove dhe janë planifikuar mbi 150 vende pune.

Në këtë ceremoni, përveç përfaqësuesve të “Lidl”, do të marrin pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, ambasadorja gjermane Petra Drexler dhe kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara