www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rritet në 26.083 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gaza, 183 të vrarë në 24 orët e fundit

Posted on January 26, 2024January 26, 2024 by User User1

Të paktën 183 palestinezë janë vrarë dhe 377 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit ndërsa Izraeli po i vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar, transmeton Anadolu.

“Okupacioni izraelit kreu 19 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 183 dëshmorë dhe 377 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, thuhet në deklaratë.

Me viktimat e fundit palestineze, numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 26.083, kurse 64.487 të tjerë janë plagosur, tha ministria.

Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga një operacion i befasishëm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Lufta izraelite ka zhvendosur brenda 85 për qind të popullsisë së Gazës, e cila përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa më shumë se gjysma e infrastrukturës së enklavës, sipas OKB-së, është dëmtuar ose shkatërruar.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara