www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Greta Koçi bëhet nënë për herë të parë, publikon foton e ëmbël në rrjete sociale

Posted on January 25, 2024January 25, 2024 by User User1

Këngëtarja shqiptare, Greta Koçi përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur së është bërë nënë e një djali.

Ajo u ka treguar ndjekësve se nuk ka lindur në Shqipëri por në Amsterdam të Holandës.

Artistja ka shkruar: “Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita me e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam.”

Disa muaj më parë, Greta Koçi përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka zbuluar disa sekuenca videosh nga festa e zhvilluar për zbulimin e gjinisë.

Në pritje të ëmbël, më e lumtur se kurrë, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur postimit të saj, ku shihet teksa përkëdhel barkun e rrumbullakosur.

Disa ditë më pas, Greta ka zbuluar gjininë e fëmijës përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, teksa ka publikuar një fotografi me dy tullumbacë blu në dorë. Këngëtarja ka falenderuar të gjithë fansat për urimet e bëra.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara