www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ageler: Në RMV nuk ka ndikim specifik të Rusisë

Posted on January 25, 2024January 25, 2024 by User User1

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, deklaroi sot se në vendin tonë mund të ketë ndikim rus, por se ajo nuk njohuri për ndonjë ndikim specifik. E pyetur nga KLAN MAQEDONI se a ka dijeni se sa mund të jetë ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut në prag të zgjedhjeve, Ageler shtoi se, pavarësisht ndikimeve të huaja mjeti më i fuqishëm i qytetarëve është vota e tyre.

“Nuk jam në dijeni për ndonjë ndikim eksplicite apo specifike. Siç e përshkruani Ju, unë besoj se ka, sepse në përgjithësi në këtë rajon ka ndikim rus, por unë mendoj se ajo që është më e rëndësishme në këtë periudhë zgjedhore, është që qytetarët e këtij vendi te parashtrojnë pyetje, ti pyesin kandidatët dhe të reflektojnë kur ata votojnë për prioritetet e tyre. Duke shkuar përpara, kjo është më e rëndësishme për mua. Po ashtu është mirë që të edukojnë veten sa i përket procesit dhe kandidatëve, pa marrë parasysh ndikimet, vota është mjeti më i fuqishëm që ata kanë”, tha Angela Ageler./KlanMacedonia

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara