www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rruga Shkup-Bllacë/ Grubi: Brenda javësh përfundon 2 kilometërshi i parë, vijon procedura tenderuese për 10 km tjera!

Posted on January 25, 2024 by User User1

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i shoqëruar nga kolegët ministra nga kabineti Qeveritarë dhe drejtori i rrugëve, Ejup Rrustemi kanë promovuar rikonstruimin dhe zgjërimin e rrugës Shkup-Bllacë

Grubi para mediave tha se brenda periudhës sa janë në Qeveri kanë bërë revulucion të paparë në infrastrukturë e cila sipas tij, dëshmohet edhe nga vet kompanitë e angazhuara, raporton indeks.mk

Deklaron se është në përfundim e sipër edhe 2 kilometërshi i parë i autostradës dhe pritet që brenda javësh të nis procedura tenderuese për 10 kilometërshin e mbetur.

“Në përfundim është edhe dy kilometërshi i famshëm i autostradës Shkup-Bllacë i cili brenda javës gjithashtu do të duhet që të kryhen punimet dhe të vijohet edhe me shpalljen për 10 kilometërshin e ardhëshëm. Një revulucion të paparë ka bërë kjo Qeveri në këto tre vite e gjysmë, gati katër në infrastrukturë dhe kjo po dëshmohet edhe nga kompanitë e ndërtimit edhe nga autoritetet vendore edhe nga mediat po edhe nga qytetarët. Andaj, dua të falemderoj shumë edhe ministrin e transportit dhe lidhjeve, po edhe drejtorin e rrugëve dhe ti përgëzoj për punën e bërë”, tha mes tjerash Grubi.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara