www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bojan Mariçiq, zëvendës kryeministër i parë

Posted on January 24, 2024January 24, 2024 by User User1

Televizioni Klan Maqedoni informon që pozita e zëvendës kryeministrit të parë në Qeverisë teknike e cila për herë të parë u promovua nga Artan Grubi i Bashkimit Demokratik për Integrim, do të trashëgohet nga zëvendës kryeministri për çështje europiane, Bojan Mariçiq.

Artan Grubi mbetet zëvendës kryeministër dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive edhe në Qeverinë teknike.

KLAN M merr vesh se kandidat tjetër në kuadër të Lidhjes SocialDemokrate për zëvendës kryeministër të parë ka qenë edhe Fatmir Bytyqi, aktualisht zëvendës kryeministrit për çështje ekonomike, por nuk ka arritur të përfitojë besimin e bashkëpartiakëve të tij.

Ndryshe, me 28 janar do të zgjedhet kryeministri i parë shqiptar Talat Xhaferi dhe qeveria teknike për zbatimin e zgjedhjeve.

VMRO DPMNE gjithashtu ka bërë të ditur që ish avokati i tij në ESM, Pançe Tooshkovski do të jetë Ministër i punëve të Brendshmr ndërsa Gjoko Vellkovski, Ministër për punë dhe politikë sociale.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara