www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zgjedhjet do të kushtojnë 17 milionë euro, mbi 10 milionë euro për reklamim politik

Posted on January 24, 2024 by User User1

Zgjedhjet e dyfishta në pranverë vendit do t’i kushtojnë 17 milionë euro. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi se mbi dhjetë milionë euro janë planifikuar për reklamim politik të pjesëmarrësve, ndërsa mbi gjashtë milionë euro do të shfrytëzohen për organizimin e zgjedhjeve, materialet e votimit si dhe honorarët për anëtarët e komisioneve zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Në seancën e sotme të KSHZ-së është bërë e ditur se Ministria e Financave tashmë ka miratuar fondet e kërkuara. Anëtarët e Komisionit ritheksuan edhe një herë se në pajtim me ndryshimet ligjore të vitit 2020, këto zgjedhje do të organizohen edhe me identifikimin e zgjedhësve përmes gjurmëve të gishtave. KSHZ-ja shton se anëtarët dhe punonjësit e saj janë duke u përgatitur tanimë një vit që zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit të zhvillohen në atmosferë korrekte dhe demokratike. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara