www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ylli i Dortmund mbron të dashurën shqiptare

Posted on January 24, 2024January 24, 2024 by User User1

Karim Adeyemi ka marrë kritika të shumta kohëve të fundit për shkak të formës së tij jo të mirë, por nuk ishte vetëm ai që është kritikuar.

Sulmuesi i talentuar gjerman është në lidhje dashurie me këngëtaren shqiptare Loredana Zefi dhe kjo e fundit nuk i ka shpëtuar kritikave nga tifozët e Dortmund, por edhe nga mediat që e kanë akuzuar se pikërisht kjo është fajtore për formën e tij të dobët.

22-vjeçari ka zhvilluar 18 ndeshje këtë edicion me fanellën e Dortmund në të gjitha garat, ku ka vetëm dy gola dhe dy asistime.

closevolume_off
Adeyemi i është përgjigjur kritikave ndaj Loredanës dhe formës së tij të dobët në një intervistë që ka dhënë për kanalin zyrtar të Borussia Dortmund në YouTube.

Ylli i futbollit gjerman ka thënë se është e padrejtë të kritikohet e dashura e tij, pasi për formën e tij të dobët është vet ai fajtor dhe dëshiron që të përmirësohet në vitin 2024.

“E dija se çfarë lidhje po nisja, se ajo ishte dikush që ishte gjithmonë aty prezente, për ta parë të gjithë, pasi është person publik. Megjithatë më duket çmenduri që njerëzit reagojnë në këtë mënyrë.

Nuk janë të padrejtë me mua, por me të dashurën time. Ajo nuk ka të bëjë fare me performancën time në fushë.

Ndonjëherë njerëzit gjykojnë pa e ditur asgjë, është absurde”, tha Adeyemi.

“Nuk ishte një gjysmë e parë e mirë e sezonit dhe unë nuk jam i kënaqur me veten time.

Sigurisht që do të doja të isha në Europian dhe të luaja, por së pari duhet të kthehem në formë dhe jam vetëm unë që duhet kritikuar për paraqitjen time në fushë”, deklaroi sulmuesi i Borussia Dortmund..

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara