www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

VMRO-ja pritet të vendosë për ministrat e saj në Qeverinë teknike

Posted on January 24, 2024January 24, 2024 by User User1

VMRO-DPMNE-ja pritet të vendosë sonte për emrat e ministrave dhe zv/ministrave të saj plotësues në qeverinë teknike. Partia opozitare do ta bëjë këtë në një mbledhje tjetër të organeve të partisë, vetëm një ditë para dorëheqjeve të kryeministrit dhe kreut të Kuvendit.

Agjenda për të cilën partitë kanë rënë dakord të ndjekin në Kuvend është si vijon:

• Të enjten dorëhiqet kryeministri, gjegjësisht qeveria.

• Njoftohet Presidenti për dorëheqjen.

• Dorëhiqet edhe kreu i Kuvendit.

• Të premten, në seancë parlamentare konstatohen dorëheqjet, e qeverisë dhe më pas edhe e kreut të Kuvendit. Në të njëjtën seancë zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit.

• Po të enjten, Talat Xhaferi merr mandatin nga Presidenti për formimin e qeverisë së re.

• Të dielën votohet përbërja e qeverisë. Në seancë të dytë, zgjidhen edhe zv/ministrat dhe zv/ministrat plotësues.

AXHENDA
Të enjten
– Dorëhiqet kryeministri
– Dorëhiqet kreu i Kuvendit

Të premten
– Konstatohen dorëheqjet
– Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit
– Merret mandati për formimin e qeverisë

Të dielën
– Votohet qeveria e re.

Nëse ka propozim me emrat e ministrave të VMRO-DPMNE-së, kreu i Kuvendit tha se propozimi do të votohet, në përputhje me ligjet.

Megjithatë, LSDM-ja vlerëson se nuk ka rast në botë që një parti të marrë pjesë në qeveri dhe të mos e mbështesë atë. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se pikërisht LSDM-ja s’ka votuar për qeverinë teknike në të cilën vetë mori pjesë, në vitin 2016.

“Edhe atëherë, edhe tani, detyrimi për të zgjedhur qeverinë për zbatimin e zgjedhjeve është i shumicës parlamentare, në të cilën ministrat në MPB, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale si dhe vendet e zv/ministrave plotësues në Ministrinë e Administratës, Financave dhe Bujqësisë do të jenë me propozim të opozitës. Qeveria nuk mund të zgjedhë. Ligji është decid”, deklaroi Eli Panova, VMRO-DPMNE.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara