www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski-Ageler: SHBA dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë në BE

Posted on January 24, 2024January 24, 2024 by User User1

SHBA dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë në Bashkimin Evropian, publikoi në Fejsbuk kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të sotëm me ambasadoren amerikane në vend, Anxhela  Prajs Ageler.

“Edhe një herë u konfirmua mbështetja e vendosur nga SHBA për politikat tona evropiane. E vlerësojmë lart dashamirësinë e miqve tanë amerikanë, të cilët në takimin e liderit kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor përsëritën mesazhin se do të vazhdojnë së bashku me ne në rrugën evropiane”, ka shkruar Kovaçevski.

Hapi ynë i radhës drejt integrimit evropian, siç tha Kovaçevski, është i shumëpritur dhe i përkrahur ndërkombëtarisht si kurrë më parë.

“Besoj se ky moment do të njihet nga forcat pro evropiane të shoqërisë që do të mbrojnë vizionin e një shteti evropian. Prapa këtij vizioni qëndron koncepti ynë për perspektivat evropiane dhe për një të ardhme të sigurt evropiane në kundërshtim me konceptin e pasigurisë dhe izolimit”, nënvizoi Kovaçevski pas takimit me ambasadoren amerikane Anxhela Ageler.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara