www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zbulohet se kur do të dalë në treg automjeti elektrik i gjigantit teknologjik, Apple!

Posted on January 24, 2024January 24, 2024 by User User1

Projekti Titan, njëherësh automjeti elektrik i Apple ka nisur që nga viti 2015. Megjithatë ky projekt është përballur me vonesa të shumta. Gjiganti teknologjik fillimisht kishte planifikuar për ta bërë automjetin plotësisht autonom dhe pa timon, por këto ambicie u rrëzuan gjatë viteve të fundit.

Kompania thuhet se tashmë ka caktuar një datë për nxjerrjen në treg për automjetin e saj të parë dhe sipas Bloomberg modeli pritet të vijë në vitin 2028. Zëvendës-presidenti i Apple, Kevin Lynch është ai i cili drejton projektin Titan që nga viti 2021. Apple ka punuar në teknologjinë autonome të drejtimit për gati një dekadë, por i është dashur të përballet me realitetin se vizioni i saj për një makinë pa timon është jorealist.

Rikujtojmë, se Apple ka lançuar iOS 17.3 dhe iPadOS 17.3 për përdoruesit e produkteve të saj. Ky është një rifreskim modest. Sidoqoftë, ekziston një veçori e re e quajtur ‘Mbrojtja e Pajisjes së Vjedhur’. Kjo nuk përdoret për të gjetur një iPhone ose iPad të vjedhur, por për të mos lejuar që hajdutët të kenë qasje në të dhënat tuaja personale.

Funksioni u shfaq fillimisht në versionin beta të zhvilluesit të iOS 17.3 dhe në fakt është mjaft i dobishëm. Kjo nuk do t’i ndalojë hajdutët të bëjnë gjërat e tyre, por do t’i bëjë gjërat më të vështira për ta. Mjeti është i disponueshëm si për iPhone ashtu edhe për iPad.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara