www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Specialja zbulon arsyen e arrestimit të ish-oficerit të UÇK-së në Tiranë

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

Angela Griep, shefe e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës, tha për Albanian Post se ish-oficeri i UÇK-së, Dritan Goxhaj, u arrestua pasi dyshohet se ka kryer veprën penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

“Mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga një gjykatës i DHSK-së në lidhje me  vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare”, thuhet në përgjigje.

Po ashtu Griep bëri të ditur se më vonë “do të jepet më shumë informacion” lidhur me prangosjen e Goxhajt në Tiranë.

Ndryshe, efektivët e Policisë së Shtetit kanë bërë arrestimin dhe shoqërimin Goxhajt, të hënën e 31 korrikut për qëllim ekstradimi me kërkesë të Gjykatës Speciale, duke cituar njoftimin e autoriteteve shqiptare.

Sipas Policisë, autoritetet kanë vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së Goxhajt, si dhe caktimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’, me qëllim ekstradimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Goxhaj iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri./koha

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara