www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Posted on January 22, 2024January 22, 2024 by User User1

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,36 % në raport me vendimin e datës 15.01.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) rriten për 1,50 denarë/litër, derisa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri rritet për 1,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,209 den/kg dhe tani do të jetë 41,732 den/kg.

Nga data 23.01.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 78,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 80,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 75,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 74,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,732 (denarë/kilogram)

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,551%.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara