www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në Preshevë u konfiskuan 150 kg drogë, hyri nga Maqedonia e Veriut

Posted on January 22, 2024January 22, 2024 by User User1

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Drejtorisë së Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Doganore dhe Drejtorinë e Policisë së Vranjës, në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara për të shuar çdo lloj krimi ndërkufitar, të shtunën konfiskuan 150,8 kilogramë marijuanë dhe ndaluan personin me iniciale Z.J. (1993).

Në pikën kufitare të Preshevës, në hyrje nga Maqedonia e Veriut në Serbi, policia pas kontrollit të kamionit të drejtuar nga i pandehuri, transmeton portali lideri.mk, në rimorkio gjeti 12 thasë me marijuanë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë. Nuk janë dhënë detaje për shoferin e kamionit, respektivisht për shtetësinë e tij./Lideri

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara