www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nxënësit në Maqedoninë e Veriut sot u kthehen bankave shkollore

Posted on January 22, 2024January 22, 2024 by User User1

Pas pushimit dimëror, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot kthehen në shkollë për të vazhduar mësimin e gjysmë-vjetorit të dytë të vitit 2023/2024. Ata do të kenë një tjetër pushim pranveror, nga data 29 prill deri më 6 maj 2024, që është një risi për këtë vit shkollor.

E re është gjithashtu që nxënësit në shkollat ​​fillore do të mësojnë deri më 17 qershor, për të përmbushur numrin e caktuar të ditëve të punës (180) sipas kalendarit për organizimin e mësimit.

Për nxënësit e shkollave të mesme viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor në vend të 17 qershorit. Ministria e Arsimit ka ndryshuar vendimin fillestar me kërkesë të Sindikatës së Shkollave të Mesme për shkak të përgatitjeve për regjistrim në arsimin e lartë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara