www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Gresë, sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë…”, letra emocionuese që Jakup Krasniqi i shkroi vajzës së tij në ditën e martesës

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit ka kurorëzuar me martesë, dashurinë e saj me Sadikun. Në një ditë kaq të rëndësishme për të, ajo nuk ka pasur pranë babin e saj Jakup Krasniqi, i cili ndodhet Hagë.

Ajo ka publikuar një letër mjaft emocionuese që ka pranuar nga babi i saj në ditën më të rëndësishme.

“Gresë! Kur një ditë një padrejtësi tinëzare mi humbi shpresat për lirinë njerëzore, fejesa juaj në znanin’ e Padrejtësisë më bëri të jetoj me dashurinë e Lirisë! Gresë, sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë se po martohesh me Sadikun e Dardanisë. Urimet e mija janë si gëzimi i fëmisë që gjak e jetë i jep vetëm Lumturisë!”, janë vargjet që Jakup Krasniqi i ka dëkuar vajzës së tij në ditën e martesës.

Gresa kishte qenë edhe pak ditë ma parë në Hagë së bashku me bashkëshortin e saj, ku kishte pranuar urimin e parë nga babi i saj.

Ndryshe, më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara