www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kosovë/ Rasti tragjik në Podujevë, Gjykata i çon në paraburgim dy të miturit – të dyshuarit kyresorë për vrasjen e 18 vjeçarit

Posted on January 21, 2024January 21, 2024 by User User1

Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, e në përdorim të mjeteve të ndryshme që mund të jenë fatale. Një rast i tillë ka ndodh para disa ditësh në rrugën “Drenica” në Podujevë, ku për pasojë një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur.

Bëhet fjalë për Lulzim Fejzullahun i cili ka ndërruar jetë sot në spital, pas plagëve vdekjeprurëse që kishte marrë.

Dy të dyshuarit që e rrahën brutalisht 18 vjeçarin janë të miturit: E.K., 16 vjeç dhe A.A., 17 vjeç.

Për rastin ka folur edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“…lidhur me rastin e dt. 15 janar 2024, në Podujevë, ku pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, njofton Themelorja.

Prokuroria Themelore në Prishtinë po ashtu zbulon se po atë ditë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tetnativë” (tashmë vrasje).

“Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit”.

Ndërsa axha i të ndjerit e ka përshkruar të gjithë ngjarjen se si erdhi deri të ky rast tragjik.

Rrahim Fejzullahu ka treguar se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, e cila përfundoi tragjikisht për familjen Fejzullahu.

“E kanë ndjek me kerr, e kanë shkel me kerr, e kanë shtyp, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar Lulzimin, i kanë hip stupca bejsbolli, derisa sot në ora 15:20, ndërroi edhe jetë”, ka bërë të ditur Rrahim Fejzullahu.

Ai tutje tregon, se sipas informacioneve që i ka, e gjithë ngjarja nisi tek një berber.

“Aty i kanë shti fjalët. Jo s’po rruhesh para meje, jo kush je ti, jo kush jam une. Këtu ka ndodhë shkaku. Djali ka dalë, me shku prej shtëpisë. Në derë kah dalin janë rrok me krah. Këta e kanë përcjell me kerr, videot i ka policia”, ka bërë të ditur Fejzullahu për Raporto24.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara