www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xavi beson se Barcelona ende mund të luftojë për titullin e kampionit

Posted on January 21, 2024January 21, 2024 by User User1

Trajneri i ekipit të futbollit Barcelona, Xavi Hernandez, ka thënë të shtunën se është i bindur që ekipi i tij mund të mbrojë titullin e ligës, pavarësisht negativitetit në klub.

Katalanët e kanë fituar La Ligën sezonin e kaluar, mirëpo tani janë në pozitën e katërt, tetë pikë mbrapa liderëve të Gironas dhe shtatë pikë larg Real Madridit, që është në vendin e dytë.

Barcelona përballet me ekipin Real Betis të dielën, dhe më pas me ekipin Athletic Bilbao në çerekfinalen e Copa del Rey.

Pasi Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën në të dielën e kaluar, në finalen e Super Kupës spanjolle, ekipi i Xavit është përballur me kritika të ashpra.

“Ne jemi optimistë, ne e dimë që mund t’i arrijmë këto shtatë apo tetë pikë”, ka thënë ai në një konferencë për media.

“Nesër do të tentojnë të luajmë futbollin tonë, të përdorim idenë tonë të lojës, e kemi edhe një pjesë të dytë të sezonit dhe kemi ende shpresë”.

Ai e ka pranuar që ekipi i tij duhet të shtrëngohet për t’i shfrytëzuar mundësitë, mirëpo ka insistuar se beson që mund të triumfojë këtë sezon.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara