www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Skandali/ Klodian Duro mburret në ‘Big Brother Vip’: Kam rrahur gruan, ruhuni! Po i futa dhe nja dy gota raki, e di si më dukeni ju

Posted on January 21, 2024January 21, 2024 by User User1

Një episod skandaloz ka ndodhur në Big Brother Vip, ku ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Klodian Duro mburret se ka dhunuar gruan. Produksioni e përjashtoi nga spektakli.

Një episod skandaloz ka ndodhur në spektaklin e Big Brother Vip, ku ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro mburret se ka dhunuar gruan. Përveçse aktit të shëmtuar, Klodian Duro merr guximin ta thotë edhe me krenari në sytë e publikut se ka dhunuar gruan e tij.p

Në këtë moment, ka ndërhyrë banori tjetër i Big Brother Meriton Mjekiqi, i cili ka thënë që të mos bënte deklarata të tilla, por në fakt Duro e kërcënon edhe atë me dhunë.

Klodian Duro: Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!- është shprehur ai, teksa në mënyrë të menjëhershme hyn Meritoni i cili siç duket do të ‘mbulojë’ fajet e Klodianit.

Meritoni: Shsh, larg qoftë! Unë e di që s’je ti ai!

Klodian Duro: E kupton? E kam rrahur ngaqë më mbante gocën time dhe e rraha, e kupton?

Meritoni: S’je ti ai!

Klodian Duro: Ruaju po t’them se mos do më thush nuk të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, s’e kam kohë që se kam provuar.

Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet, se të vlerësoj shumë!

Pas kësaj deklarate, Klodian Duro u skualifikua nga “Big Brother VIP”. Produksioni tha se ky veprim ishte i papranueshëm dhe bie ndesh me rregullat e lojës dhe normat e shoqërisë.

“Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën”, është njoftimi i Big Brother që u lexua në shtëpi. 

Ish-futbollisti deklaroi para futjes shtëpi se do të ishte vetvetja, ndërsa aludoi se ato që ishin shkruar për të në media dhe portale ishin të pavërteta, por në fakt ai u mburr me këtë akt të ulët.  

Kujtojmë, se dy vjet më parë Gjykata e Tiranës e dënoi Klodian Duron me 6 muaj heqje lirie. Ai u akuzua për tre vepra penale si “Dhunë në familje”, “Përndjekje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Ai u arrestua më 27 mars të vitit 2020 pas një denoncimi të ish-bashkëshortes së tij për dhunë dhe përndjekje. Gjykata vendosi shqyrtimin e çështjes me gjykim të shkurtuar, ndërkohë që Duro qëndronte nën masën Arrest Shtëpie. 

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara