www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

As Trajanov nuk do të votojë për Qeverinë teknike

Posted on January 21, 2024January 21, 2024 by User User1

Bashkimi Demokratik nuk do të votojë për qeverinë teknike dhe beson se as VMRO-DPMNE opozitare, e cila sipas ligjit duhet të propozojë anëtarët e saj si ministra teknikë në atë qeveri, nuk ka detyrim ta votojë, thotë kryetari i partisë Pavle Trajanov. 

“VMRO-DPMNE-ja sipas Ligjit për Qeverinë duhet të marrë pjesë me kandidatët e saj për ministra të Punëve të Brendshme dhe Punës dhe Çështjeve Sociale dhe tre deputetë. I takon mazhorancës parlamentare, sepse kanë marrë përsipër të zgjedhin një qeveri teknike dhe një kryeministër teknik dhe pranuan që të jetë Talat Xhaferi, për të cilin ka shumë reagime dhe mosmarrëveshje. Mazhoranca parlamentare duhet të sigurojë 61 deputetë dhe të votojë qeverinë teknike, nuk është detyrim i partive të tjera, aq më pak opozitës të votojnë. “Do të votojnë apo jo do të shihet në ditën e votimit”, thotë Trajanov.

Sipas tij, bëhet fjalë për një qeveri teknike, jo politike, e cila ka për obligim të krijojë parakushte themelore për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara