www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kujdes, Parfumet shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë

Posted on January 21, 2024January 21, 2024 by User User1

Parfumi është një nga produktet më të kërkuara nga të dyja gjinitë në industrinë e kozmetikës, por jo vetëm. Qëllimi i përdorimit te parfumit ose përbërjeve aromatike në një produkt është që të ndikojnë tek konsumatorët nëpërmjet shqisës së të nuhaturit dhe t’i joshin ata për të provuar parfumin ose produktin që përmban atë aromë.

Parfumet janë projektuar për të stimuluar trurin, por studimet tregojnë se produktet e parfumuara ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, shkruan EO.

Kur ekspozohet në ajër të hapur, parfumi avullon substanca kimike të cilat aktivizojnë qelizat nervore të hundës. Këto qeliza nervore më vonë i dërgojnë mesazhe trurit.

Fatkeqësisht, për disa këto sinjale janë aq të forta sa që shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë.

Kujdes, pasi me parfume nuk duhet të mendoni vetëm ato të cilat i hedhim me raste, por edhe aromat e larëseve të xhamave, dyerve, dyshemeve, etj. Për të evituar këtë përpiquni që shtëpia juaj, apo edhe vendi i punës të ajrosen mirë herë pas here.

Paralajmëroni të tjerët për dëmin që ju sjellin aromat. Nëse do të keni mundësi gjatë momentit që ju fillon një dhimbje e tillë koke, hidhni mbi ballin tuaj një pikë vaji menteje.

Një në 20 persona mendohet se vuajnë nga alergjia në parfum, ndërsa mendohet se ky numër do të rritet në të ardhmen.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara