www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Evropa e mbuluar nën borë, Australia mes të nxehtit ekstrem! Temperaturat deri në 47 gradë Celsius

Posted on January 20, 2024January 20, 2024 by User User1

Sikur të mos mjaftonin flakët që janë bërë të zakonshme gjatë stinës së verës, disa pjesë të Australisë perëndimore po kërcënohen nga një valë “ekstreme” e të nxehtit, duke rritur rrezikun e zjarreve në të gjithë shtetin e gjerë.

Qëndra e Meteorologjisë lëshoi sot një “paralajmërim për nxehtësinë ekstreme” për rajonet e largëta Pilbara dhe Gascoyne të shtetit më të madh të Australisë, duke paralajmëruar se temperaturat atje mund të arrijnë në 40 gradë gjatë fundjavë. Në qytetin minerar Pilbara të Paraburdoo, rreth 1500 km në veri të qytetit Perth, një temperaturë maksimale prej 47 gradë Celsius u parashikua të shtunën, më shumë se gjashtë gradë mbi maksimumin mesatar për janarin, raporton Reuters.

Moti i nxehtë rrit rrezikun e zjarreve në një sezon tashmë me rrezik të lartë mes fenomenit të motit “El Nino”, i cili zakonisht shoqërohet me ngjarje ekstreme të motit si zjarret, ciklonet dhe thatësirat. Paralajmërimi vjen pasi qindra zjarrfikës luftuan me një zjarr të furishëm pranë Perthit mes temperaturave të larta në fillim të këtij muaji, duke shkaktuar evakuime. Dy sezonet e fundit të zjarreve në Australi kanë qenë të buta në krahasim me “verën e zezë” të zjarreve 2019-2020. që shkatërroi një zonë sa Turqia, vrau 33 njerëz, tre miliardë kafshë dhe triliona jovertebrorë.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara