www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Një person ka humbur jetën në aksidentin në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci ku morën pjesë katër automjete

Posted on January 20, 2024January 20, 2024 by User User1

Një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë që ka ndodhur sonte në orën 19:45 në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci. Në aksident kanë marrë pjesë katër automjete të udhëtarëve, tha zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova.

“Në Stacionin policor Gjevgjeli është raportuar se në rrugën rajonale Gjevgjeli-Bogdanci ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete të udhëtarëve – dy të tipit “mercedes”, “opel korsa” dhe “hjundai”. Në aksident në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë një nga shoferët e automjetit. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga stacioni policor Gjevgjeli”, tha Trajanova.

Sipas të dhënave nga Qendra rajonale e QMK Strumicë, rruga është mbyllur, ndërsa komunikacioni është riorientuar përmes fshatit Bogorodicë.

NJTKZ Gjevgjeli ka dalë në vendin e ngjarjes me një automjet kundër zjarreve dhe tre zjarrfikës.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara