
Prokuroria e Shkupit njofton se një 28-vjeçar nga Shkupi dyshohet se ka vrarë gjyshen e tij. Ai dyshohet se ka kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 të Kodit Penal. -Më 18 janar, në shtëpinë e familjes në Novo Lisicë, gjatë dhunës në familje, i dyshuari me dashje i ka marrë jetën gjyshes së tij. Sipas të dhënave fillestare, ai e ka sulmuar duke e goditur në kokë dhe në qafë dhe më pas e ka mbytur.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, sepse ekziston rreziku që ai të ikë, të ndikojë te dëshmitarët dhe ekspertët ose të kryejë një vrasje tjetër. Gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh nga Prokuroria.
