www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

‘Rrezik për gjendjen mendore’: Çfarë mendoni, a duhet të mbahet televizori në dhomën e gjumit?

Posted on January 19, 2024January 19, 2024 by User User1

Ka një debat të fortë në lidhje me këtë temë, nëse televizori i takon dhomës së gjumit apo duhet hequr për të shmangur kontradiktat para gjumit mes çifteve

Amanda Gibby Peters, një drejtuese e një kompanie interior design jep disa arsyetime që lidhen si me pjesën e arredimit në dhomën e gjumit, po ashtu edhe me shëndetin në përgjithësi.

Pyetja nëse një televizor duhet të qëndrojë në dhomën e gjumit nuk ka një përgjigje të drejtë apo të gabuar. Ashtu si me të gjitha idetë për dhomën e gjumit, kjo është një zgjedhje personale. Por, shumica e ekspertëve të dizajnit nuk e miratojnë idenë e mbajtjes së televizorit në dhomën e gjumit për arsye mirëqenieje të përgjithshme.

“Së pari, ne duhet të marrim parasysh qëllimin kryesor të dhomave të gjumit. Ne përdorim ngjyra qetësuese dhe dizajne të rregullta sepse e konsiderojmë si një hapësirë ku pushojmë dhe rimarrim energjitë për ditën tjetër dhe një televizor nuk ndihmon në këtë mision,” thotë Hannah Yang, praktikuese e Feng Shui-t (një pseudoshkencë me origjinë nga Kina, e cila përdor forcat energjike për të harmonizuar individët me mjedisin rrethues).

Ekspertët janë të mendimit se shumica e pajisjeve elektronike janë sende që nuk duhen vendosur kurrë në një dhomë gjumi, sepse ato krijojnë një estetikë të rrëmujshme që nuk sjell aspak qetësi.

Studime tregojnë se një gjumë i mirë gjatë natës është domosdoshmëri për një shëndet më të mirë, ndaj të gjitha pajisjet elektronike si tabletat, telefonat inteligjentë dhe kompjuterët nuk duhet të jenë në dhomën e gjumit, pasi drita blu ndikon në cilësinë e gjumit.

“Drita blu nga ekranet, përfshirë edhe televizorin mund të ndërhyjë në ritmet tona cirkadiane, orët biologjike dhe në shëndetin e përgjithshëm. Ekranet mund të shkaktojnë edhe ankth,” shton Yang.

Sipas profesionistëve të arredimit, jo vetëm në aspektin estetik, por edhe në atë të shëndetin, televizori dhe çdo pajisje tjetër në dhomën e gjumit janë një rrezik alarmi për gjendjen mendore dhe fizike, në atë hapësirë që pretendohet të jetë tempulli i relaksit dhe qetësisë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara