www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

VMRO reagon pas qëndrimit të BDI-së dhe kryeministrit Kovaçevski

Posted on January 19, 2024January 19, 2024 by User User1

Pas qëndrimeve të BDI-së dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në kumtesë për mediat ka reaguar edhe VMRO-DPMNE. Nga partia e Mickoskit thonë se për shkak të politikave të këtilla të LSDM-së dhe Kovaçevskit, VMRO-DPMNE ka bërë thirrje për shfuqizimin e qeverisë teknike, të cilën Kovaçevski e refuzoi.

Nga opozita maqedonase thonë se për të vepruar me përgjegjësi, pranuan të marrin pjesë në qeverinë teknike, pa votuar kryeministrin teknik Talat Xhaferi nga BDI. Në reagimin, VMRO-DPMNE theksohen se mbetet në të njëjtin qëndrim, ndërsa emrat për ministra dhe deputetë, sipas ligjit, do të propozohen javën e ardhshme.

“I takon qeverisë nëse do të zgjedhë të respektojë ligjin, apo ta thyejë atë, gjë që zbulon vetëm prapaskenat e synimeve të rrezikimit të procesit zgjedhor, gjë që është dëshmi e nervozizmit të madh të qeverisë në largim. Ligji nuk njeh propozime për ministra, ‘vend bosh’ siç deklaron Kovaçevski”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara