www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

E tatuan më tepër me taksat, futbollisti i Real Madridit fiton gjyqin ndaj shtetit spanjoll…

Posted on January 19, 2024January 19, 2024 by User User1

Mesa duket mosha është thjesht një numër për Luka Modric pasi futbollist ende vazhdon të luajë futboll në nivelet më të larta. Futbollisti i njohur kroat, Luka Modric fitoi gjyqin ndaj shtetit të Spanjës dhe do të bëhet më i pasur për 3.6 milionë euro dhe për këtë fitore luftoi me vite. Vendimi në favor të Modricit u dha nga Gjykata Ekonomike dhe Administrative në Madrid, e cila vendosi që autoritetet tatimore spanjolle e kanë dëmtuar ndjeshëm mesfushorin e Real Madridit më shumë se dhjetë vjet më parë. Kontestohet viti 2012, gjatë të cilit Modric kaloi nga Tottenham në Real Madrid dhe autoritetet i “prenë” një shumë të tepërt parash në fund të vitit. Ata e ngarkuan me taksa duke u bërë sikur të kishte kaluar gjithë vitin në Spanjë dhe ai kishte qenë anëtar i Real Madridit vetëm nga fundi i gushtit. Sipas mediumit El Mundo, është konstatuar se tatim-mbledhësit i kanë mbledhur tatimin Modricit në shuma të veçanta prej 1.2 dhe 1.5 milionë euro, përveç kësaj e kanë gjobitur me 900.000 euro dhe tani duhet t’i kthejnë gjithsej 3.6 milionë euro.

Administrata tatimore spanjolle u mbrojt duke pretenduar se, edhe pse Modric ishte në Madrid vetëm katër nga dymbëdhjetë muajt e mundshëm, ai e realizonte pjesën më të madhe të të ardhurave në tokën e këtij vendi, por ky nuk ishte një argument që kaloi në gjykatë. Ligji ishte në anën e Modricit sepse thotë se një banor në Spanjë konsiderohet një person që jeton në vend për 183 ditë, dhe Modric kaloi 127 ditë atje në vitin 2012.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara