
Qeveria terroriste islamiste e Talibanëve në Afganistan e gjet të luajë ca diplomaci me Iranin e Pakistanin, pas bombardimeve reciproke të të dy shteteve në territoret e njëra tjetrës
Nga regjimi i Talibanëve u deklarua Abdul Qahar Bakli që e publikoi komunikatën e ministrisë së punëve të jashtme të emiratit në X, ku të alarmuar janë shprehur që dy shtetet duhet t’i zgjidhin mospajtimet përmes diplomacisë.
“Tani që doli në dritë se paqja dhe stabiliteti e sapo arritur e rajonit pas luftërave të imponuara dhe të zgjatura, të dyja palët duhet të drejtojnë përpjekjet e tyre për stabilitet rajonal duke zgjidhur mospajtimet e tyre përmes kanaleve diplomatike dhe dialogut”.
Talibanët nuk mund të thuhet se i kanë marrëdhëniet e mira me asnjërin prej dy shteteve. Pakistani rishtas ka vendosur të dëbojë rreth 2 milionë afganë mbrapsht në emiratin e Afganistanit siç e kanë zgjedhur ta quajnë veten ky regjim mesjetar.
Me regjimin tjetër me parime mesjetare, Iranin, Talibanët sunni kanë problem edhe sektar pasi Teherani ndjek dogmën shiite islame.
