www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Hamas si ISIS: CNN raporton e shfaq terroristët duke u prerë kokat civilëve izraelitëve me 7 tetor

Posted on January 19, 2024January 19, 2024 by User User1

Rrjeti televiziv amerikan CNN shfaqi pamjet të kufomave të civilëve izraelitë duke u copëtuar e përdhosur nga terroristët e Hamas me 7 tetor si taktikë lufte barbare që përligj pretendimin e shtetit izraelit për ngjashmërinë me organizatën tjetër fashiste islamiste ISIS, transmeton Gazeta Metro.

Ishte gazetari i njohur i CNN Jake Tapper që shpërndau videon në emisionin e tij ‘The Lead’ të mërkurën ku shihet terroristi i Hamas që po përdorte taktika të ngjashme me xhihadistët e ISIS duke u prerë kokat civilëve izraelitë me 7 tetor.

Raporti i CNN shfaqi pamje të kamerave të sigurisë në vendbanimin Nir Oz që sipas raportit se “ po mbështeste pretendimin e Izraelit për ngjashmërinë mes Hamas e ISIS. Ai përshkruan si dëshmitë torturës dhe dhunës seksuale ndaj robërve të tyre ishin taktika të para më parë nga ISIS.

Profesori i studimeve të luftës në King’s College në Lond¡r, Peter Neuman, i tha CNN se megjithëse të dy grupet janë islamiste, ka dallime me rëndësi mes tyre.
Ai theksoi se për Hamas armiky kryesor është Izraelit, ndërsa ISIS synonte themelimin e një kalifati transnacional global e kështu konsideronte gjithë botën si armik.
I pyetur më pas nëse Hamas po bëhen më shumë si ISIS, Neuman beson se në ideologji jo, por taktikë e strategji po. Ai shtoi se Hamas po e konsideron zgjerimin e veprimtarisë terroriste jashtë. Ai theksoi rastet e arrestimeve në Gjermani, Danimarkë dhe Holandë që dyshohen si anëtarë të Hamas.

Në raportin e CNN theksohet se megjithëse qeveritë perëndimore më parë ngurronin të trajtonin Hamas si ISIS, po ndodh një ndryshim qëndrimi tani.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara