www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ginsengu ndihmon në parandalimin e gripit

Posted on January 19, 2024January 19, 2024 by User User1

Nëse vuani shpesh nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, mendoni për konsumimin e përditshëm të xhenxhefilit, duke filluar prej sot.

Konsumimi i përditshëm i ginsengut gjatë vjeshtës dhe dimrit ka rezultuar të jetë i shkëlqyer në parandalimin e ftohjes, gripit dhe virusit respirator sincicitial (RSV), zbulojnë rezultatet e hulumtimit, të publikuara në revistën “Nutrients”.

Për shkak se vaksinat kundër gripit dhe RSV-së ende nuk janë 100% efektive, studiuesit kanë vendosur ta hulumtojnë më detajisht efektin e ekstraktit të ginsengut të kuq, për të cilin tashmë është dëshmuar se e forcon imunitetin.

Në këtë studim, hulumtuesit nga Georgia e kanë studiuar efektin e ekstraktit të ginsengut të kuq në qelizat e mushkërive të infektuara me grip.

Rezultatet e studimit treguan se ekstrakti i ginsengut të kuq mbron nga infeksionet bakteriale dhe virale, si gripi dhe RSV.

Ekzistojnë disa lloje të kësaj barishte ushqyese, por ekspertët thonë se më i efektshmi është ginsengu i kuq korean, sepse ai përmban substanca aktive të cilat e përshpejtojnë reagimin e trupit ndaj stresit, sëmundjes dhe lodhjes. Këto substanca kanë efekt antiinflamator, antioksidues dhe antikancerogjen.

Studimet e mëparshme kanë treguar se të gjitha llojet e ginsengut mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe zvogëlimin e nivelit të radikaleve të lira në trup, si dhe parandalimin e shfaqjes së inflamacionit kronik në trup i cili është faktor kryesor rreziku për një varg të sëmundjeve, veçanërisht ato të zemrës dhe sistemit kardiovaskular. 

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara