www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Një fëmijë katër vjeçar nga Strumica është në gjendje të rëndë pas një sulmi fizik

Posted on January 18, 2024January 18, 2024 by User User1

MPB njofton se një fëmijë katër vjeçar nga Strumica në gjendje të rëndë shëndetësore pas një sulmi fizik është dërguar dje në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

“Në SPB Strumicë në orën 02:30 të ditës së djeshme është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm Strumicë në ora 00:58 është sjellë një fëmijë katër vjeçar në gjendje të rëndë shëndetësore. Është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku nga ana e mjekut është konstatuar se fëmija është sulmuar fizikisht”, sqaron MPB.

Për ngjarjen është njoftuar një inspektor për delikuencën e të miturve nga Departamenti i Çështjeve Penale në Qendër dhe Bit Pazar. Pasi çështja të jetë zbardhur dhe dokumentuar plotësisht, do të pasojë një dorëzim përkatës.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara