www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Policia jep detaje për rënien e kulmit të Komunës së Prishtinës, një femër e lënduar dërgohet në QKUK

Posted on January 18, 2024January 18, 2024 by User User1

Nga lëndimet e pësuara nga rënia e kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës në Lagjen “Arbëria” një femër është dërguar për tretman mjekësor në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka thënë për Telegrafin se pacientja është dërguar në këtë klinikë dhe të njëjtit janë duke iu bërë ekzaminimet mjekësore.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për gjendjen e pacientit.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për Telegrafin lidhur me rastin.
“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”, tha Borovci.

Ai tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar (femër), e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara