www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mijëra persona në Serbi protestojnë kundër rezultatit zgjedhor

Posted on January 17, 2024January 17, 2024 by User User1

Mijëra mbështetës të opozitës kanë marshuar të martën në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, në një protestë kundër Qeverisë, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Ai proces zgjedhor është përshkruar si jo i drejtë, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë.

Partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka fituar 46.72 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale.

Mirëpo, një mision ndërkombëtar vëzhgimi ka thënë se SNS-ja ka siguruar avantazh të padrejtë përmes paragjykimeve mediale, ndikimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe parregullsive zgjedhore, përfshirë blerjen e votës.

Vuçiq dhe aleatët kanë thënë se zgjedhjet janë qenë të drejta.

Marshi është organizuar edhe për të shënuar përvjetorin e gjashtë të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb të Kosovës.

Ivanoviq është vrarë para zyrës së partisë së tij, më 2018, në Mitrovicë të Veriut.

Hetimet për vrasjen e Ivanoviqit janë duke vazhduar në Kosovë dhe Serbi.

Në një adresim para turmës, Marinika Tepiq, lidere e aleancës Serbia kundër Dhunës (SPN), e cila ka dalë e dyta në zgjedhje, ka thënë se opozita vazhdon të jetë e vendosur për të kontestuar rezultatin zgjedhor.

“I gjithë planeti e di, e kemi zënë atë [Vuçiqin], i cili nuk guxon të dalë para popullit të vet”, ka thënë Tepiq, e cila javën e kaluar ka hyrë në grevë dyjavore për të protestuar rezultatin zgjedhor.

Opozita ka thënë se dëshiron që të anulohen edhe zgjedhjet në Beograd.

Të hënën, Millosh Vuçeviq, udhëheqës në SNS, ka thënë se votimet në Beograd mund të përsëriten, nëse askush nuk arrin të krijojë koalicion dhe të sigurojë shumicën në kuvendin komunal.

Me një popullsi prej 1.4 milion banorëve, Beogradi përbën rreth një të katërtën e elektoratit në Serbi dhe udhëheqësi i kryeqytetit konsiderohet si një prej zyrtarëve më me ndikim në shtet. /REL/

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara