www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Do qëndrojë apo do largohet nga Argjentina? Trajneri që fitoi Kupën e Botës zbulon të ardhmen

Posted on January 16, 2024January 16, 2024 by User User1

Lionel Scaloni do të jetë një emër që do të mbahet mend gjatë në memorien e popullit argjentinas pas fitimit të Kupës së Botës në fundin e dhjetorit të vitit 2022. Lionel Skaloni do të vijojë të jetë trajner i Argjentinës, të paktën deri në përfundimin e Kupës së Amerikës, kompeticion i cili do të zhvillohet nga data 20 qershor deri më datë 14 korrik.

Ai arriti që “Albicelestet” të triumfonin në Botëorin Katar 2022, por surprizoi kur pas një ndeshje ndaj Brazilit në nëntor, deklaroi se po mendonte tërheqjen nga kombëtarja pasi sipas tij ishte e vështirë për të vijuar në rrugën e sukseseve ndërsa shprehu edhe ambicien për të drejtuar një klub europian. Megjithatë, pasi mori kohën e duhur dhe pas një takimi të fundit me krerët e Federatës, tekniku ka vendosur të qëndrojë. Argjentina do të tentojë të ruajë edhe statusin si Kampione e Amerikës, titull që e fitoi në vitin 2021 teksa mposhti në finale Brazilin.

Rikujtojmë se pak kohë më parë u publikua lajmi se pothuajse një vit pas fitimit të Kupës së Botës nga kombëtarja e Argjentinës, ka nisur një ankand për 6 nga fanellat e veshura nga Leo Messi në Katar. Ankandi zhvillohet nga Sotheby’s dhe do të zgjasë deri më 14 dhjetor. Këto fanella Messi i ka veshur në pjesën e parë të ndeshjeve në grup kundër Arabisë Saudite dhe Meksikës, më pas në eliminim direkt kundër Australisë, Holandës, Kroacisë dhe në finale kundër Francës.

Oferta e parë ka ardhur për një nga fanellat e yllit argjentinas. Plot 5.2 milionë dollarë për një fanellë të Messit. Qëllimi i madh është të thyhet rekordi i Michael Jordan. Fanella më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në futboll është ajo e Maradona-s, fanella e çerekfinales së vitit 1986, ku Argjentina mundi Anglinë 2-1 dhe u shit për shifrën e 9.3 milionë dollarë. Një pjesë e të ardhurave nga shitja e fanellave të Messit do të shkojnë për Spitalin e Fëmijëve Sant Joan de Deu në Barcelona.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara