www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Si mund ta kontrolloni shëndetin e baterisë në Iphone-in tuaj?

Posted on January 16, 2024January 16, 2024 by User User1

Përdoruesit e telefonave inteligjentë të brendit Apple mund ta dinë se si qëndron shëndeti i baterisë së iPhone-it të tyre me hapa shumë të thjeshtë.

Çështja e baterisë mbetet si më e rëndësishmja për përdoruesit që posedojnë telefona inteligjentë, kjo pasi zëvendësimi i baterive vjen me kosto, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, në rast se dyshoni për probleme me jetëgjatësinë e baterisë në iPhone-in tuaj ju mund ta kontrolloni shumë lehtë këtë për shkak të kapacitetit softuerik që ofron sistemi iOS.

Për momentin telefonat Android nuk e kanë këtë opsion.

Në rast se blini telefon të ri çdo vit apo pas dy vjetësh, çështja e baterisë nuk do të jetë problem për ju.

Por si mund ta kontrolloni shëndetin e baterisë tek iPhone-i juaj, ja hapat që duhet të ndiqni.

Për ta kontrolluar shëndetin e baterisë tek iPhone-i juaj hapni fillimisht aplikacionin e ‘Settings’, pastaj shkoni tek opsioni ‘Battery’, pasi të keni prekur këtë buton shkoni tek funksioni tjetër “Battery Health & Charging”; pasi të keni ndjekur këto hapa, kapaciteti aktual i baterisë tuaj do t’ju shfaqet në krye të dritares së re.

Për demonstrim më të lehtë, shikoni imazhin e mëposhtëm.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara