www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Frika nga përhapja e kollës së keqe – Apelohet për vaksinim të fëmijëve

Posted on January 15, 2024January 15, 2024 by User User1

Situata me kollën e keqe në vend është e qëndrueshme. Rastet po mbikëqyren, dhe nuk ka vend për panik.

Kështu deklaroi numri një i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili njoftoi se Komisioni për Sëmundje Infektive nesër do të mbajë mbledhje ku do ta shqyrtoj gjendjen me kollën e keqe, por dhe rritjen e numrit të rasteve me infeksione respiratorë, shkruan Alsat.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Tani për tani përveç atyre dy rasteve që ishin, nuk kemi rast të tretë, ja nesër komisioni do të tregojë dhe ne e me siguri edhe komisioni do të lëshojë komunikatë… Përsëri bëj thirrje te qytetarët tanë që të vaksinojnë më të vegjlit, ta vaksinojnë popullatën, ne tashmë kemi dhënë urdhër që të shqyrtohen të gjithë kartonët vaksinalë, që t’i thërrasim, ta ndryshojmë këtë vetëdije dhe ta ruajmë ardhmërinë tonë dhe shtetin tonë”, tha Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Di-Te-Per është vaksinë për mbrojtje nga kolla e keqe, ndërsa në vendin tonë viteve të fundit ka rënë dukshëm numri i të imunizuarve me këtë vaksinë.

Në muajin janar në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar dy raste me kollën e keqe, ndërsa kjo sëmundje është përhapur shumë në rajon, sidomos në Serbi ku deri janë shënuar rreth 565 raste me kollën e keqe. / Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara