www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Instituti për Radiologji në Shkup pajiset me aparat të ri digjital RTG

Posted on January 15, 2024January 15, 2024 by User User1

Instituti për Radiologji mori aparat të ri digjital rentgen RTG për fotografime dinamike fluoroskopike dhe radiografike të fëmijëve.

“Është instaluar dhe ka përfunduar trajnimi teknik për përdorimin e aparatit. Është marrë nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë të përgjithshme prej 23 milionë denarëve. Aparati RTG është i domosdoshëm për pacientët më të rinj dhe posaçërisht i rëndësishëm për diagnistikën”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Ai tha se edhe më parë ekzistonte një aparat i këtillë i ngjashëm, në të cilin, mesatarisht, punoheshin rreth 3.000 kontrolle për popullatën më të re, deri 14 vjeç.

“Institucioni, gjithashtu, mori edhe mamomat me tomografi dhe biopsi stereotaksike, si dhe eko aparat me elastografi, të cilët janë të rëndësishëm për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit. Kjo tregon se kujdesemi edhe për parandalimin e sëmundjes së tillë malinje”, theksoi ministri.

Ai shtoi se me investime në pajisje vazhdohet edhe në periudhën në vijim, duke u kujdesur për modernizim dhe ripërtëritje të vazhdueshme.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara