www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Koalicionet për zgjedhjet parlamentare të majit, shumë opsione në tavolinë!

Posted on January 15, 2024January 15, 2024 by User User1

Partitë politike vazhdojnë me kalkulimet e tyre rreth kandidatëve për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, por edhe për koalicioneve të mundshme, informon PRESSonline.al

Partia më e madhe në pushtet Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka nisur procedurat për zgjedhjen e kandidatëve të saj.

“Procedurat janë në rrjedhë e sipër për ato procedura do të bisedohet në organet e partisë. Më me rëndësi është të përzgjidhet kandidati më i mire për president, kandidatët më të mere për deputet dhe të punohet maksimalisht që ky koncept i cili ka vizion të qartë se ka duhet të lëvizë Maqedonia e Veriut, të ketë perspektivë të qartë për qytetarët dhe pritshmëri të qarta të qytetarëve, për dallim nga koncepti që e përfaqëson opozita e që nuk dini nëse dëshirojnë të shkojmë përpara drejtë BE-së ose do të kthehemi pras në kohën e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së”, tha Oliver Spasovski nga rradhët e LSDM-së, përcjell PRESSonline.al

Në anën tjetër, lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski pretendon se ka parti të cilat janë të interesuara ti bashkëngjiten koalicionit që drejton kjo parti.

“Ka sinjale nga shumë parti që aktualisht janë në pushtet apo kanë qenë në pushtet që ti bashkëngjiten me VMRO-DPMNE-në. Ne kemi bërë komision, ashtu është procedura dhe në periudhën që vjen ky komision do të ketë takime me të gjitha partitë politike në Maqedoni”, është shprehur kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përcjell PRESSonline.al

Mickoski pret që partitë të cilat dëshirojnë ti bashkëngjiten koalicionit me partinë e tij, ta pranojnë programin e VMRO-DPMNE-së.

Në bllokun shqiptar zyrtarë të BDI-së kanë bërë të ditur se po punojnë për krijimin e një blloku evropian ku e kanë ftuar të bëhet pjesë edhe Aleanca për Shqiptarët.

Por kjo e fundit ka marr ftesë edhe nga opozita shqiptare, por siç ka thënë kreu i kësaj partie, Arben Taravari, organet partiake ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit se si ASH do të garojë në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.(PRESSonline.al)

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara