www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arrestohen 13 persona nga Çegrani dhe një nga Gostivari, lëndojnë një grua me armë

Posted on July 31, 2023July 31, 2023 by User User1

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë, njofton se pak pas mesnate kanë privuar nga liria 13 persona nga fshati Çegran dhe një nga Gostivari, të cilët akuzohen se gjatë një shëtitje në afërsi të fshatit kanë gjuajtur me armë zjarri.

“Gjatë natës (31-korrik) në ora 01:30 në Çegranë të Gostivarit, zyrtarët policorë të Policisë së Çegranit kanë privuar nga liria 13 persona nga Çegrani dhe një person nga Gostivari”, thonë nga policia.

Sipas tyre, rreth orës 20:30 të njëjtit kanë organizuar një shëtitje në afërsi të fshatit dhe dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri dhe nga një plumb endacak është lënduar 52-vjeçarja R.F. nga Çegrani, e cila ndodhej në oborrin e shtëpisë në fshat.

“Ajo është transportuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku i është dhënë ndihma mjekësore. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /koha

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara