www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

38-vjeçari shqiptar “koka” e organizatës kriminale të kokainës, policia arreston 10 persona në Greqi, 9 të tjerë shpallen në kërkim

Posted on January 12, 2024January 12, 2024 by User User1

10 persona kanë rënë në pranga dhe 9 të tjerë jana shpallur në kërkim nga policia në Korfuz, pasi akuzohen se funksiononin si një organizatë kriminale për të trafikuar kokainë.

Drejtuesi i grupit kriminal dyshohet se ishin një shqiptar 38-vjeçar dhe një 45-vjeçare, ndaj të cilave është ngritur një kallëzim penal për krijimin, drejtimin dhe anëtarësimin në një organizatë kriminale me qëllim trafikimin e kokainës, raporton Protothema.

Për shkatërrimin e grupit kriminal operacioni i policisë zgjati për dy ditë, ndërsa policia vuri në pranga 5 shqiptarë dhe 5 grekë.

Mes të arrestuarve është edhe një polic veteran, i cili u arrestua në vitin 2020 për grabitje. Me hetimin e tyre njëmujor dhe metodik, policia verifikoi plotësisht aktivitetin e spirales.

Të bashkëakuzuar, për pjesëmarrje në organizatën kriminale, janë edhe 9 anëtarë të tjerë, mes tyre 3 të burgosur me role të ndryshme në të, transportues, grumbullues, ndërsa në dosje janë përfshirë edhe 26 persona të tjerë, të cilët kanë blerë lëndë narkotike nga anëtarët e organizata.

Drejtuesi me origjinë shqiptare ishte përgjegjës për gjetjen e sasive të kokainës, organizimin e bërthamës drejtuese si dhe delegimin e veprimeve tek anëtarët e tjerë duke u dhënë atyre udhëzime për trafikun e drogës./vizionplus.tv

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara