www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kryeministri Kovaçevski e priti kryeministrin e Irlandës, Varadkar me nderimet më të larta shtetërore

Posted on January 12, 2024 by User User1

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në pllajën përballë Qeverisë, priti Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një Kryeministri irlandez në vendin tonë, i cili këtë vit shënon 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Irlandën.

Sipas agjendës është planifikuar takimi kokë më kokë i dy kryeministrave, pas së cilës do të vijojë takimi dypalësh i dy delegacioneve. Pas takimit dypalësh, Kryeministri Kovaçevski dhe Kryeministri Varadkar do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Në delegacionin maqedonas janë zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu.

null

Kryeministri i Irlandës sot pasdite arriti në aeroportin ndërkombëtar “Shkup”, ku u prit nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

“Sot i dëshirova mirëseardhje në Shkup kryeminsitrit të Irlandës, Leo Varadkar. Kryeministri Varadkar ndodhet për vizitë në Maqedoni të Veriut, që është pjesë e vizitave në tre vendet e rajonit,  kandidate për anëtarësim në BE. Vizita e tij në Ballkanin Perëndimor vjen në kohë kur vazhdojnë negociatat për zgjerim të BE-së”, kumtoi Mariçiq, duke e vlerësuar vizitës si sinjal pozitiv për perspektivën evropiane të rajonti dhe shtetit.

Kryeministri irlandez do të realizojë takim edhe me presidentin e vendit, Stevo Pendarovski. 

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara